Ervin Salianji, i cili u vetëdorëzua në polici, ka reaguar teksa ndodhet në burgun e Fierit.
Ai shprehet se ka të gjithë energjitë për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar me qytetarët.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme!
Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falënderime nga zemra”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.