Teksa kanë mbetur më pak se 12 orë nga zyrtarizimi dhe VKM-ja e emërimit të kryepolicit të ri.
Emri i tij pritet të përballet me sfidën e parë politike që në javën e parë të detyrës.
WebLajm.com ka raportuar se tre kandidatët më të kuotuar janë Neritan Nallbati, Altin Mena dhe Skënder Hitaj.
Nga ana tjetër ministri Ervin Hoxha që paralajëmroi bërjen publike të emrit brenda të premtes, po tregohet diskret.
Shkak ka qenë agjenda e Kryeministrit Rama në SHBA, agjendë e përfunduar mesditën e kësaj të diele.
Sfida e 7 Tetor
Cilido nga tre efektivët që do të emërohet, do të ketë sfidën e vështirë! atë të protestës nga opozita me skenarin e bllokimit të rrugëve.
Ndërsa lista e kandidatëve pretendet ishte me 15 efektiv, në fazën e parë u kualifikuan 11 dhe në atë finale vetëm 3.
Nisur nga situata e zhvillimeve politike dilema mbi tryezën e Ramës pasi ministri Hoxha tashmë e konkludoi konkurson, mbetet?
Një emër me karrierë si e z.Nallbati e z.Hitaj të cilë janë numri 2 i policisë dhe drejtuesi i qarkut të durrësit, apo një efektiv policie me një të shkuar jo publike si.Mena e asnjëher dtejtues.
z.Rama është kthyer nga SHBA mesditën e të dielës dhe pritet që deri paraditen e të hënës të firmos emrin e pasuesit të Muhamet Rrumbullakut.