Pas dënimit nga apeli me një vit burg, Ervin Salianji në 72 orët e para të qëndrimit në qeli është vizituar nga deputeti i Fierit Luan Baçi.
WebLajm.com mëson se Baçi ka takuar Salianjin dhe i ka dërguar atij rroba dhe veshëmbathje.

Ndërsa një tjetër takim mbetet në pritje për tu miratuar. Sipas burimeve për weblajm.com është deputeti Ferdinand Xhaferri që ka dorëzuar kërkesën pranë burgjeve.

Asnjë kërkes tjetër nuk është paraqitur deri në këto momente.
Sipas proçedurës lejet për takim me Salianjin i cili ka statusin e të dënuarit, miratohen nga burgjet. Në burgun e Fierit edhe për arsye sigurie ai është akomoduar në qeli të veçantë.
Shënim: Mos kopjo, cito referohu nëse riboton këtë lajm❗️