Dhoma penale e kryeqytetit ka nisur sot seancën në themel ndaj Aldor Ninit, njohur si bosi i Acromx.
Nini është i pandehur sipas nenit 121 të kodit penal, përndjekie.
Ai në shoqërin e avokatit të tij Eugen Beci kanë pretenduar se ska vepër penale dhe akuza është e pabazë.
Nga ana tjetër në seancë ishte e pranishme edhe shtetëdja S.B, në cilësin e viktimës. Mungesa e avokatit të saj është bërë shkak të shtyhet seanca për një datë tjetër.
Ky hetim u ndoq nga prokuroria e tiranës, fillimisht nga prokurori Bledar Maksuti sot anëtar i Spak.
Shkak i përplasjes mes ish dy të dashurve u bë publikimi në mediat sociale i videove denigruese.
Ishte denoncimi i S.B që çoi fillimisht në arrestimin e Ninit e më pas hetimin e tij me masën detyrim paraqitje.