Pas burgosjes së Salianjit, Partia Demokratike ka nisur bojkotin.
Gazment Bardhi u ka dërguar mbrëmë një mesazh deputetëve duke i lajmëruar se në komisionin e integrimit do të shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të dhënë deklaratën për mbështetjen e integrimit, teksa komisionet e tjera do të bojkotohen.
Mesazhi i Bardhit
“Të nderuar kolegë,
Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE.
Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00″.
Ata nuk do të marrin pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
U bojkotua dhe Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.
Teksa Spiropali po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji në Kuvend, opozita shkaktoi kaos e tensione. Madje, opozitarët hodhën dhe shishe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.
Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën.
Comments 1