Weblajm ka siguruar dokumentin ku zbulohet një rast pastrimi parash të fituara nga prodhimi dhe shitja e narkotikëve, të cilat kanë ardhur me pas në Shqipëri, duke u bërë kështu subjekt hetimi për shkak të rrethanave se si kaluan në llogarinë bankare të shtetases Irma Hasani me profesion banakjere në shtet.
Gjithçka nisi nga kjo e fundit, e cila brenda një periudhe një mujore ka përfituar në llogarinë e saj personale vlerën 180,000 Euro si pasojë e depozitimeve cash dhe transfertave të realizuara nga ajo vetë, si dhe persona të tretë.
Lidhur me rastin, organet hetimore kanë konstatuar se profili dhe punësimi i shtetases Irma Hasani si dhe personave të tjerë të përfshirë në dhurimin e fondeve, nuk justifikon vlerën prej 180,000 Euro të kredituar në llogarinë e saj.
Vlera 40,000 Euro është transferuar në llogari të saj me datë 02.04.2024 si dhuratë nga shtetasi B.Popoçi (ish-kunati). Deklarata mes palëve nuk është noteriale. Nga verifikimet rezulton se shtetasi është vëllai i ish-bashkëshortit të saj – thuehet nga prokuroria.
Vlera prej 79,940 Euro është transferuar në llogari me datë 09.04.2024 si dhuratë nga tezja e saj, shtetesja Gj.Pine.
Vlera 40,060 Euro është depozituar cash nga vetë Irma Hasani, e ndarë në dy transaksione, duke deklaruar si burim kursimet familjare dhe shitjen e nje automjeti në vitin 2022.
Vlera 20,000 Euro është transferuar në llogari me datë 10.05.2024 si dhuratë nga shtetasi D.Fusha, me pershkrimin “transferim fondi dhuratë në llogarinë e mbesës, teksa lidhja familjare mes shtetases dhe dhuruesit nuk eshte konfirmuar.
Nga fondet e kredituara në llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja Irma Hasani në llogarine e noterit, me qellim blerjen e një pasurie të llojit apartament.
Nga verifikimi ne C@ts ne lidhje me shtetasen dhe palët nga të cilet ka përfituar vleren 140,000 Euro në formen e dhurimit, rezultoi si vijon:
Shtetesja Irma Hasani duke nisur nga viti 2011 është e punësuar pranë ”Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare”, aktualisht ne pozicionin e banakieres, me pagë bruto 61,000 ALL.
Shtetasi B.Popoci është i vetëpunesuar në subjektin “B.P” PF , subjekt që ofron transport rrugor të mallrave.
Shtetasi D.Fusha, duke nisur nga viti 2016 është i punesuar pranë subjektit “Gj.Nd” PF në pozicionin e kuzhinierit, me pagë bruto 60,000 leke.
Për shtetasen Gj.Xhaferri nuk rezultojnë rekorde të regjistruara. Nga verifikimi në TIMS, gjithashtu nuk rezultojnë të dhena për hyrje-daje , duke përjashtuar mundësinë që shtetesja të jetë emigrante.
Nga verifikimi në NISA rezultoi se për shtetasen e përfshirë në hetime raportohen 12 akte noteriale të nënshkruara për periudhën prill 2020 – maj 2024 sipas informacionit vijues:
Me datë 03.08.2020 ka shitur një automjet në vlerë 6,500 Euro.
Me datë 25.03.2022 ka nënshkruar një kontratë për shitblerje pasurie të paluajtshme në vlerë 2,298,420 lekë, për të cilën nuk mundësohet informacion për palët apo pozicionin e tyre.
Me datë 17.08.2022 ka shitur një automjet në vlerë 8,500 euro.
Me datë 30.08.2022 ka blerë një automjet në vlerë 800,000 lekë.
Me datë 25.10.2022 ka nënshkruar një prokurë të posacme si përfaqësuese e të vëllait, shtetasit Oltion Hasani.
Me datë 04.11.2022 ka nënshkruar një deklaratë për kalim kufiri për fëmijë të mitur me shtetasin Oltion Hasani.
Me datë 16.12.2022 ka nënshkruar një kontratë dhurimi me shtetasit R.Popoçi dhe L.Popoçi. Këta të fundit janë në pozicionin e dhuruesit.
Me datë 21.12.2022 ka nënshkruar një deklaratë për kalim kufiri për fëmije të mitur me shtetasin Oltion Hasani.
Me datë 23.04.2024 ka nënshkruar kontratën për blerjen e një pasurie të paluajtshme në vlerë 190,000 Euro.
Me datë 04.04.2024 ka nënshkruar një deklaratë dhurimi me dhuruese shtetasen Gj.Xhaferri.
Me datë 07.05.2024 ka nënshkruar një deklaratë dhurimi me dhurues shtetasin D.Fusha.
Nga verifikimi në ASHK në lidhje me pasuritë e disponuara nga Irma Hasani, rezultojne gjashtë pasuri, në bashkëpronesi me familjarë të saj, shtetasit S.Hasani, Oltion Hasani dhe E.Hasani.
Oltion Hasani është person me precedent penal, i arrestuar ne Angli per vepren penale shkelje ligjit per narkotiket, teksa nga verifikimet e bëra, rrezulton se ai nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Shqipëri, si dhe nuk ka në administrim asnjë biznes.
Ky shtetas ka në pronqsi njq automjet tip Audi SQ7 viti 2017, që kap bleren mbi 50.000 euro.
Shtetasja S.Hasani është pensioniste me një page 24.000 leke të reja. Nuk ka pasur dhe nuk ka subjekte ne administrim dhe ka në pronesi dy automjete të markes Ëolksvagen Golf viti 2003 si dhe automjetin e markes Renault clio.
Gjithashtu dhe shtetasja Irma Hasani ka në pronesi tre automjete: një të markes Audi Q3 viti 2012, automjetin e markës Volvo CX60 e vitit 2019 si dhe automjetin e markës Mercedes Benz ML350 Bluetec 4 Matic e vitit 2022.
Nga verifikimet paraprake, rezulton se të treja këto automjete kapin një vlere totale rreth 100.000 Euro. Gjithashtu nga verifikimet e bëra, kjo shtetase nuk ka subjekte biznesi në administrim, por vetem punësimin pranë drejtorise së Shërbimeve Qeveritare.
Duke ju referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive, vërehet se këto janë nëneshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, pas arrestimit të shtetasit Oltjon Hasani.
Këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshire shtetasi Oltjon Hasani, teksa personat e përfshirë kanë tentuar në “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
1. Lidhur me rastin, prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e paluajtshme dhe automjeteve në emrin e shtetases Irma Ismail Hasani dhe familjareve të saj, familjareve të tjerë.
• Automjeti i markës Volkswagen golf 5.
• Automjeti i markës Renault Clio.
• Automjeti i markës Audi Q3.
• Automjeti i markës Volvo CX60.
• Automjeti i markës Mercedes Benz ML350 BLUETEC.
• Automjeti i markës Audi SQ7.
Tiranë Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.
Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”. Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.
Materialet i kaluan Prokurorisë.