Prej disa vitesh grabitësin mësyojnë zonën e Dumresë, Belshit. Duke grabitur familje dhe banesa, ku kryesisht jetojnë të moshuar.
WebLajm.com mëson eksluzivisht se vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë është shënuar atje.
4 grabitësa të kamufluar me uniforma policie kanë dhunuar një të moshuar duke e lidhur dhe marrë një shumë afro 10 mijë euro.
Paratë rezultojnë kursime familjare nga emigrimi i djemve, ndërsa Komisariatit Policisë Cerrik ende ska mundur të identifikojë autorët.
Kjo skemë me kamuflazhe policie dhenme dhunimin e të moshuarve atje është e përsëritur dhe thuajse çdo muaj bastisen nga 2 apo 3 banesa.
Veç parave familjes së dhunuar grabitësit i kanë marrë edhe armën një çifte me leje.
Familja e dhunuar është nga fisi Sina dhe ngjarja është shënuar në fshatin Qaf Shkallë. Viktimë e këtij krimi është i moshuarit ish mësues sot pensionist, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm me të gruan në banesë.
Situata është denoncuar jo pak herë në media, ndërsa posta policisë atje ka një numër në më pal se 20 efekti për 44 mijë banorë dhe një shtritje gjeogtafike sa trs komisariate të tiranës.