Pas referimit në Spak të deputetëve demokrat për djegien e karrikeve, ata i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë kolegëve të tyre.
Grupi demokrat ka kallëzuar në Spak 73 deputetët socialist për veprën penale, pengim i zbatimit të vendimit të gjykatës.
WebLajm.com ka siguruar kopjen e referimit të denoncimit në spak.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.