Pa u hapur ende gara për drejtuesit e Qarqeve, Kryepolici Ilir Proda firmos emërimin e tij të parë. Ky emërim lidhet me pasuesin e tij si Drejtor Qakru në Elbasan dhe emri i përzgjedhur është Ulian Shpataraku.
Shpataraku aktualisht ishte efektiv në këtë drejtori, ndërsa nga sot ka postin e drejtorit të qarkut deri në përzgjedhjen me konkurs të drejtorit të rradhës.
Mbetet e paqartë kriteri i përdorur nga Proda për katapultimin e Shpatarakut si i komanduar në krye të qarkut Elbasan. Kjo pasi Shpataraku më herë ka qenë i pezulluar nga detyra me vendim të AMP.
Në betimin e tij Proda tha se askush sdo të favorizohet dhe efektivët gjatë konkurimit për postet drejtuese do të kenë vlersim sipas meritokracisë dhe gradave.
Afro 2 vite me parë për lirimin e një të kërkuari me masën e sigurisë arrest me burg, Shpataraku u pezullua dhe vu në hetim.
Asokohe mbikqyrja policore drejtohej nga Muhamet Rrumbullaku sot i dorëhequr dhe i zëvëndësuar nga Proda.
Por pak muaj pasi e Pezulloi nën drejtimin e AMP-së ka qenë po vetë Muahmet Rrumbullaku që ka firmosur dekorimin e Shpatarakut për shërbime të dallluara.
Link i faqes AMP
👇
“Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.’- njofton policia.
Njoftimi zyrtar Dekorimi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku akordon certifikatë “Për Shërbime të Dalluara”, për 6 punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.Certifikatat iu janë dorëzuar punonjësve të Policisë, gjatë një ceremonie të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në të cilën ishin të pranishëm Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan z. Ilir Proda, rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, kryeprokurori z. Kreshnik Ajazi, zv.prokurori z. Xheljan Seferi, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve Lorenc Meta dhe punonjës të DVP Elbasan.Me certifikatën “Për Shërbime të Dalluara” u vlerësuan shefit i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve Uljan Shpataraku, shefi i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve Fatos Tresa, shefi i Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit Klevis Karafilaj, shefi i seksionit për Hetimin e Trafiqeve Sadik Kateshi, punonjësi i Sektorit të Policisë Rrugore Qemal Muça dhe agjenti Nezir Murrizi.