Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi ka plagosur djalin e partneres së tij, 18 vjeç, pas një debati me të.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të ditës së sotme.
18-vjeçari ka marrë një plumb në qafë, teksa u transportua në spital dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit.
Në banesën ku ndodhi krimi u gjet një gëzhojë dhe arma e përdorur, e cila ishte vjedhur në vitin 2013, si dhe 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.
45-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe mallra të vjedhura.