Kategoria Superiore ka luajtur dy ndeshjet e radhës në javën e 8-të, me Partizanin dhe Egnatian që morën fitoret e radhës.
“Demat” arritën të fitonin në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë Bylisit. Ishte Preka, i cili në minutën e 71’ arriti të gjente rrjetën, i cili në fund vlejti tre pikët përballë ballshiotëve të Nevil Dedes.
Një fitore minimale e arritën edhe kampionët, të cilët fituan në Korçë përballë Skënderbeut. Goli i Vuthajt në minutën e 64’ vendosi takimin, teksa nuk munguan as kartonët e kuq, nga një për çdo ekip, Lucho në minutën e 44’ për korçarët dhe Malota në minutën e 76’ për rrogozhinasit.
Kështu Partizani merr kreun e kampionatit me 15 pikë, ndërsa Egnatia e ndjek me një pik më pak në 8 ndeshje të luajtura./SuperSport