PD nisi protestën prej orës 18:30, teksa protestuesit fillimisht u ndalën tek kryeministria, ku hodhën disa molotovë dhe tymuese dhe në një moment u përplasën me policinë.
Më pas ata marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të vijuar drejt godinave të ministrisë, ku edhe ndodhet dhe selia e PS-së.
Protestuesit hodhën dhjetra molotovë drejt selisë së PS-së, duke rrezikuar dhe jetën e policëve.
Nga ana tjetër, Policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës. Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së Ministrisë së Brendshme ku edhe aty hodhën molotovë.