WebLajm.com mëson se të mërkurën qeveria pritet të miratojë udhëzimin e përzgjedhjes me konkurs të 12 drejtuesve të policisë në qarqe. Ndërsa ky udhëzim do të pasojë largimin e drejtuesve aktual dhe cilido prej tyre që kërkon të mbaj postin duhet të konkurojë.
Konkursit do ti nënshtrohen edhe drejtuesit e departamenteve, ndërsa përzgjedhja do të përbëhet nga një komision me zyrtarë policie.
Kriteret për tu bërë drejtues policie janë: Pastertia e Figurës, Pasja e Gradës, Eksperienca si dhe Prezantimi me Intervistë.
Nëpërmjet konkursit për herë të parë u përzgjodh Ilir Proda si Kryepolic pas dorëheqies së z.Muhamet Rrumbullakut.