Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mësohet se të enjten do të vizitojë Shqipërinë.
Ai di të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama, teksa do të mbajë edhe një konferencë shtypi.
Gjithashtu mësohet se Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë.
Pas vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit, ku mësohet se do të ketë një takim me Vuçiç më 11 tetor.