Ditën e djeshme WebLajm siguroi ekskluzivisht fotot e autorëve që i vodhën 200 mijë euro një taksisti në Tiranë, në zonën e ish bllokut.
Sipas policisë janë 4 shtetas gjeorgjianë autorë të grabitjes, të cilët janë shpallur në kërkim. Ato po lëviznin me motor kur iu afruan një taksie, thyen xhamin prapa ku ishte çanta me para dhe më pas u larguan.
Mësohet se gjeorgjianët kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut me një makinë të marrë me qira atje. Në Shqipëri kanë blerë motorin me të cilin u bë edhe vjedhja.
‘Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje’.
Në kërkim janë:
Levan Kiria, 30 vjeç
Tengiz Natchkebia, 36 vjeç
Noshrevani Kutalia, 30 vjeç
Yousuf Bozkurt, 31 vjeç