WebLajm.com përgjatë të hënës publikoi disa nga nenet e udhëzimit të Ministrit Ervin Hoxha për garën e 12 drejtuesve të qarqeve, departamenteve dhe shefave të komisariateve.
Ky udhëzim përcaktonte rregullat dhe gradat që duhen për konkurim. E pritet të mtiatohet në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë.
Foto nga Udhëzimi
Pas publikimit të këtij lajmi dhe disa nga nenet e udhëzimit “sekret”, burime nga Ministria e Brendshme i dërguan redakasisë tonë, pjesën tjetër të pabulikuar.
Siç she shihni në fotot më poshtë janë: neni 9 dhe neni 10 i udhëzimit.
Neni 9 i udhëzimit thotë se kryetar Komisioni për zv.drejtorin e policisë dhe drejtor departamenti përzgjidhet nga Ministri i Brendshëm.
Neni 9
Përbërja e Komisioneve të Vlerësimit të Aplikimeve 1. Komisioni për Vlerësimin e Aplikimeve (në vijim K VA) pēr pērzgjedhjen kandidatitpër Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm dhe Drejtor të Departamentit, në Policinë e Shtetit përbëhet nga: a) Një pērfaqësues nga Ministria e Brendshme i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues, Kryetar; b) Një përfaqësues nga Policia e Shtetit me gradën Drejtues 1 Parë, Anëtar; c) Një përfaqësues nga Akademisë e Sigurisë me gradën Drejtues i Parë, Anëtar, 2. Titullarët e institucioneve të pērmendura në pikēn 1 të kētij neni, pērcaktojnë anëtarët, brenda 24 orëve nga shpallja e thirrjes.
E pikërisht ky udhëzim krijon dhe shkeljen e parë ligjore. Pasi ligji 82/2024 e ka të përcaktuar se Ministri ka akses në përzgjedhjen e drejtuesve të policisë vetëm tek drejtori i përgjithshëm sipas nenit 56.
Ndalur tek zv.drejtori, drejtorat e departamenteve ata të policive vendore dhe shefave të komisariateve ligji përjashton ndëhyrjen e ministrit të brendshëm.
Edhe komisioni ad hoch që përmendet në ligj është i përcaktuar sipas rregullores së policisë së shtetit.
Pikërisht kjo rregullore e përjashton përfshirjen e krahut politik, pra ministrit të brendshëm.
Ende nuk dihet kush ka ndërhyrë në Ministrin e Brendshme për të dërguar në qeveri një udhëzim që bie ndesh me ligjin 82/2024.
Ndërsa neni 10 thotë që ministri me përfaqësuesin e tij është kryetar edhe i komisionit të ankesave tek kjo garë.
Neni 10
Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave 1. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave (në vijim KSHA) për përzgjedhjen kandidatit per Zëvendësdrejtor te Përgjithshëm, Drejtor të Departamentit, Drejtor të Drejtorisë Vendore dhe Shef të Komisariatit në Policinë e Shtetit në Policinë e Shtetit përbehet nga: a) Një pěrfaqësues nga Ministria e Brendshme të nivelit te mesëm ose të lartë drejtues, Kryetar: b) Një pērfaqësues nga Policia e Shtetit me gradën Drejtues 1 Parë, Anëtar; ” c) Një përfaqësues nga Akademisë së Sigurisë me gradën Drejtues i Parë, Anëtar. 2. Titullarët e institucioneve të pěrmendura në pikēn 1 të kētij neni, pērcaktojnë anëtarët, brenda 24 orëve nga shpallja e thirrjes. 3. Nëse Anëtari i Komisionit, ka pengesa ligjore në kuptim te ligjit nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative”, si dhe ka konflikt interesi në kuptim të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, zëvendësohet nga një anëtar tjetër. 4. Komisioni asistohet nga sekretaria teknike.
Pikërisht këto dy nene janë sëpari në konflikt interesi dhe bien ndesh me sigurinë juridike dhe të drejtën e ankimit. Kjo pasi ai që mund të skualifikojë tek komisioni i vlersimit, drejton edhe komisioni e ankesave i njohur si apelimi.
A ka dijeni Ministri Ervin Hoxha për këto shkelje?
Kush e ndërroi udhëzimin pasi policia e shtetit ka dërguar një tjetër draft në ministri?
A mos vallë “xhaketat e vjetra” kanë anashkaluar edhe zotin Hoxha në këtë propozim?
Cilado qoftë arsye, juristët e qeverisë shqiptare apo ministrit që e kanë marrë draftin për opinion dhe vlersim duhet ta kthejnë atë pas.
Ky draft bie ndesh me ligjin 92/2024 dhe në hirarkinë ligjore smundet një udhëzim të dal mbi ligjin. Gjithmon udhëzimet janë në respekt të ligjit nga i cili burojnë.