Spak ka depozituar në gjykatë dosjen me 333 fashikuj për hetimin ndaj ish kryeministrit Berisha.
GJKKO njoftoi se të mërkurën do të caktojë me short trupën gjykuese, ndërsa gjyqtarja e masave Irena Gjoka sdo të jetë më pjesë e këtij proçesi.
Dosja “Partizani” ju njoftoj si më poshtë:Nesër, me datë 16.10.2024, ora 09:00 do të hidhet në short dosja penale, seancë paraprake (kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq, procedimi penal nr. 287, i vitit 2020), me kërkues Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ky hetim u ndoq nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai.
Nëpërmjet shortit në GJKKO u përzgjodh Fljorela Davidhi si gjyqtare e seancës paraprake.