15 persona janë vënë në prangat e policisë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 25 persona, 10 prej tyre të arrestuar më herët, ndërsa 15 janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Dy prej të arrestuarve në këtë trafik janë Ahmetd Kensowa dhe Dashamir Kullaj, të cilët mendohet se kanë pasur rolin kryesor.
Emigrantët vinin nga Rinasi dhe Greqia, teksa më pas nga Shqipëria kalonin në vendet e BE. Kalimi ilegal bëhej nga Hani i Hotit, Shkodër dhe nga Morina, Kukës.
Kryesisht emigrantët ishin egjiptianë dhe sirianë dhe mendohet se vlera qe u merrej nga trafikantët shkonte deri ne 1500 euro.