Prokuroria kërkon 7 vite burg për sanitaren dhe nga 6 vite burg për infermieret. Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.
Nga 6 vite burg prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj. Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve te pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.
Po ashtu “Tire” u fimia nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë.
Ky hetim u ndoq nga Prokurori Bledar Valikaj.










