Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim financiar në Institucionin e Vetting, njohur ndryshe si shkalla e parë e Komisionit të Vetingut (KPK). Kontrolli financiar i cili ka nisur këtë të mërkurë do të kaloj në filtër çdo element financiar që prej ngritjes së këtij institucioni 5 vite më parë.
Ekipi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me audistuesit e caktuar ka mbërritur tashmë pranë këtij institucioni ku gjithçka nis me kontrollin e dosjeve të para të lëvizjeve financiare. Kjo është hera e parë që Komisioni i Vetingut auditohen financiarisht, apo insitucionet e drejtësisë së re të cilat janë ndër më të paguarit në vend që pas vitit 2016.