Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar ish-kryetarin e Bashkisë së New York, Mike Bloomberg, gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.
Veliaj deklaroi se është tejet mirënjohës që kryeqyteti ynë ka qenë një ndër përfituesit kryesor nga programet e ndryshme të fushës së arsimit, teksa thekson se mezi pret vënien në zbatim të projekteve të ardhshme për të rinjtë, klimën dhe inovacionin.
“Kënaqësi të takoja “Kryebashkiakun e Botës”, Mike Bloomberg, në Bloomberg CityLab.
Jam shumë mirënjohës që Tirana ka qenë ndër përfituesit kryesor në Europën Juglindore nga Bloomberg Philanthropies nga programi “Rrugët për Fëmijët” (Asphalt Art), deri te trajnimet në Qendrën Bloomberg për Qytetet në Universitetin e Harvardit.
Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin në qytet”-shkruan Veliaj.