Antonela Berisha dhe Mariela Berisha kanë dalë këtë të enjte përpara gjyqtares Migena Laska për tu njohur me masat e sigurisë caktuar në mungesë ndaj tyre.
Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ndaj Antonelës është caktuar detyrim paraqitje dhe Marielës arrest në burg. Prej më shumë se një muaji ato qëndruan në arrati për tu vetëdorëzuar mbrmjen e të mërkurës në policinë e tiranës.
Tiranë
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Comments 1