Ditën e nesërme, Erjon Meka do të marrë mandatin e deputetit, pasi Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e tij si deputet i PS, një ditë pasi u thirr nga SPAK.
Të premten do të mbahet seanca publike nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit ndaj kandidatit të qarkut Durrës, Erjon Meka.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 18.10.2024 në orën 13:00.
Rendi i ditës:
Çështje për shqyrtim rishtas:
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka”-thuhet në njoftim.
Comments 1