Nancy Vanhorn, përfaqësuesja e qeverisë amerikane në tiranë dhe e ngarkaura me punë në ambasadën e SHBA. Këtë të enjte ka takuar në zyrën e tij kreun e SPAK z.Altin Dumani për mbi 60 minuta.
Edhe pse ende ska një njoftim zyrtarë, fokus i takimit ka qenë suporti i SHBA për SPAK, nxitja e hetimeve ndaj shkelësve të ligjit dhe zyrtarëve publik që abuzojnë me postin.
Ky është takimi i dytë i Nancy në selinë e SPAK pas atij të Gushtit të këtij viti.
🇦🇱 E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE.
🇺🇸 Charge d’affaires Nancy VanHorn met again with SPAK Chief Special Prosecutor Altin Dumani and praised SPAK’s achievements in successfully prosecuting corruption and organized crime at the highest levels. Ms. VanHorn and Mr. Dumani discussed how SPAK and the NBI cannot do this work alone and must rely on institutions like the police, courts, prosecutor offices, vetting offices, inspectorates, and councils to do their part with independence, dedication, and integrity. This is crucial to protecting the gains Albania has made in rule of law, a key part of the EU accession process.