Ish Kryeministri Aleksandër Meksi ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social facebook publikimin e botimit të tij. Titulluar Kishat Shqiptare, ky botim në anglisht është një monografi e shekullit 14-15.
Doli nga shtypi libri Churches of Albania, përkthim në anglisht i monografisë mbi kishat e shek. 4-15 botim i vitit 2022.
Është botim i Media Union, shtypur në Intergrafica, që u mundësua me mbështetjen e Edmond Leka e Niko Leka.
Besoj se Libri është i domosdoshëm për njohjen më të mirë të mesjetës shqiptare nga të huajt, në përkthimin e Genti Gjikolës ndihmuar nga Raino Isto e Thomas Logoreci, ndësa paraqitja grafike nga Jado Bulku.
Mirënjohja ime për të gjithë këta pa harruar dhe kolegët e bashkëpunëtorët e mi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në gjurmimin, dokumentimin, studimin e botimin e kësaj pasurie shekullore të Kombit Shqiptar.