Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një onjketi të kompensuar më parë, prokuroria e tiranës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financace z.Arlind Gjokutaj.
Ai u hetua fillimisht me masën e sigurisë arrest në burg më pas apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet. Gjykata Penale Tiranë pritet që më 17 tetor të shpall vendimin, ndërsa vetë Gjokutaj ka pretenduar për pafajsi.
Në përfundim të gjykimit në shkallën e parë ai u dënua me 2 vite burg, kovertuar me kusht dhe shërbim prove.