Pas akomodimit të 12 emigrantëve të parë, për llogari të Italisë. Gjykata e Romës ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes Rama-Meloni.
Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës kanë vendosur se të dymbëdhjetë emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Të gjithë. Që tani. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.