Në dosjen ndaj Ish Presidnetit Ilir Meta rezulton i përfshirë edhe pronari i EuroNews Albania njohur edhe si pronari i agjencisë LeSpot apo bosi i reklamave që furnizon ekranet dhe portalet me publicitete. Ai rrëfen para hetuesve të Spak aferat dhe intrigat mes biznesmenëve të telekomunikacuonit dhe se si kundrejt pagesës ka ndërmjetësuar kontrata. Po ashtu në rrëfimin e Çamit është edhe kërkesa për të nxjerr nga tregu kompani ekzistuese. Takimet Çami - Kryemadhi Pjesë nga dosja e Spak faqa 73 Lidhur me mesazhin datës 15 Tetor 2014, ku Monika Kryemadhi shkruan Thodhoriut: "Takova Adin, me prit mua sa te. vi. Unê nuk kam asnjë detyrim ndaj goces se Marselit.", "Ajo ka ul cmimin ne Itali, ti fiton gje nga kjo? Nese-ke hall fature e zgjidhim" ' Thodhoriu deklaroi se në një takim që beri me Moniken dhe Emën në hotel Koton, i kishte kërkuar Monikes dhe Emës, që Info Telecom mos te dilte nga loja pasi donte te kontrollonte sa trafik bente UNIFI. Pas bisedes që kishin bërë, Monika i kishte dërguar mesazhet e mesiperme. Sipas Thodhoriut, Monika kur i fliste lidhur me Adrianin fliste gjithmone ne emër te Emes, duke lënë qe Thodhoriu te kuptonte që po e bente interesimin per nder tẽ Emes. Nder të tjera deklaruesi Thodhori ështe pyetur dhe në lidhje me bisedat e zhvilluara në datēn 17 - 28 Prill 2014, me Monika Kryemadhin pēr kontratën që Monika i ka kërkuar dhe Thodhoriu nuk ia ka çuar pasi sipas mesazhit, ka munguar djali i ligjorit. Lidhur me këto Thodhoriu deklaron se behej fjale pēr draft kontratën që po pregatitej midis Vodafonit dhe kompanisë UNIFI të Adrian Shatkut. Thodhoriu deklaron se në muajt Maj - Qershor 2014, ai së bashku me Dietlof Maren e kanẽ takuar Monika Kryemadhin nẽ shtēpinë e saj në ish bllok. Ne kete shtēpi janë ngjitur me ashensor, dhe shtëpia ishte me shkallë të brendshme. Ne katin poshte ishte guzhina dhe dhomat, ndersa lart ishte sallon pritje. Tema e biseda ështe zhvilluar rreth pērpjekjeve që bente kompania PLUS, ku aksionerẽt e PLUS përdornin lloj lloj formash per te marrë klientë nga Vodafoni dhe AMC drejt Plus-it. Dietlof ishte shqetësuar, dhe kěrkoi mendim Monikës nëse AKEP mund ta ndalonte kẽte loje jo te ndershme të PLUS. Monika i eshtë pěrgjigjur se kjo nuk ishte e drejtë, tregu duhet te kishte rregulla e te tjera gjëra si këto. Lidhur sa më sipër shtetasi Thodhori Cami ka dorëzuar vullnetarisht faturat bankare per pagesat qe Kompania Unifi Communication Inc i ka berë kompanisë ne pronësi te tij, Palsada Holdings LTD, për vitin 2015, 2016 dhe 2017. Këto fatura janë administruar me procesverbalin kẽqyrjes dhe paragesin pagesën në datën 31 Tetor 2015 të vlerës 38.556 Euro për sherbimin e keshillimit, pagesë në vlerën 4.265 Euro datën 30 Dhjetor 2015, për shěrbiminnẽkēshillimit. Thodhori Çami ka paraqitur edhe një kontratë konsulence te datës 28 Janar 2016 te lidhur në New York, midis UNIFI Communications INC dhe Palsada Holdings Ltd, në cilësině e konsulentit. Per te identifikuar rolin e kompanisë InfoTelecom në transmetimin e sinjalit pêr llogari te kompanisë UNIFI Holdings Dega Shqipëri, ështê pyetur shtetasja Anisa Skēndaj, ish- administratore e kompanisë InfoTelecom sh.p.k. ne vitin 2014. Në deklarimin e saj, kjo shtetase deshmoi se shtetasin Adrian Shatku e ka njohur si pronar i kompanisë UNIFI Holdings, që në kohën që kompania e tij UNIFI, ështẽ përmëndur në opinionin publik se do të ndertonte nje fibër. faqa 73 në dosjen Meta -Kryemadhi Sqarim: WebLajm.com ka aplikuar dhe kërkuar nga z.Theodhor Çami lidhje kontrate për reklama që menaxhon bosi i LeSpot dhe pas komunikimeve direkte dhe referimit tek vartësit e tij, rezultoi gjithçka një mashtrim. Ky shënim është pasi z.Çami, kur ta lexoj emrin e tij në këtë lajm do thotë se po gjobitet nga weblajm.com, por jo❗️ thjesht kemi zbardhur vendimin e gjykatës dhe deklarimet e tij në Spak.