Irena Gjoka, gjyqtare në GjKKO i është drejtuar SPAK, ku i ka kërkuar që të hetojë deklaratat e Argita Berishës, pasi kjo e fundit e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Kujtojmë se më herët, në një konferencë për shtyp, Argita Berisha deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe sipas saj, “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal”.
Kjo përplasje mes tyre ka nisur pasi Irena Gjoka ishte edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.