Sipas B92, një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh të pazakontë shfaqet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë (shqiptarja), që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.
Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”-thuhet në postim.
Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.
“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur.
Nga ana tjetër, duket se edhe qytetarët serb janë kundërpërgjigjur, teksa në një kënd të qytetit shkruhet: I vetmi genocid në Ballkan ishte kundër popullit serb.

