45-vjeçarja Enkeleda Bakalli ishte e vetmja grua në mesin e 21 anëtarëve të bandës që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, skemë mafioze që u shkatërrua nga SPAK në kuadër të operacionit “Autostrada”.
GJKKO ka ndryshuar masën e arrestit ndaj saj dhe nga “arrest në shtëpi” ajo ka kaluar në “detyrim paraqitje”.
Ajo ishte pjesë e grupit kriminal së bashku me bashkëshortin e saj Enver Bakalli, teksa përgjimet telefonike zbardhën pazaret e drogës mes tyre.