Një hetim i spak nga sektori i krimit të organizuar ka çuar në pranga Jurgis Çyrbjen, ish deputet. Ndërkohë masa sigurie arrest me burg janë dhënë edhe ndaj dy shtetasve të tjerë. I arrestuari tjetër është Ahmet Masha dhe perosni i tretë ende në kërkim është Altin Hajri. Aktiviteti kriminal është zbuluar nga SkyEnchro dhe dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti hetimorë. Sipas hetimeve të Spak kur ka kryer veprën penale për të cilën u arrestua sot, Çyrbja ka mbajtur funksionin e deputetit dhe ka përdorur SkyEnchro.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
lajmi në plotësim
Pak dit më parë Çyrbja u vu në hetim po nga Spak për shpërdorim detyre me një proçedim penal i cili lidhet me kohën kur ai drejtonte hipotekën e Durrësit.
Në zgjedhjet e fundit ai rezultoi deputeti më i votuar në qarkun e Durrësit.
Ky hetim që çoi në qeli Çyrbjan u ndoq nga kreu i seksionit të krimit të organizuar në SPAK, Prokuror Adnan Xholi.