Pas një verifikimi weblajm.com ka mësuar ekskluzivisht se asnjë nga 15 agjentët e operacionales në terren gjatë arrestimit të ish presidentit Meta si përket BKH apo Spak.
Ata janë të gjithë nga struktura operacioanele e policisë së shtetit dhe janë të pajisur me armatim, kapuç dhe jelek me mbishkrimin policia.
Ndërkohë pas prangosjes z.Meta është kaluar për disa orë në policin e tiranës e më pas në bllokun e sigurisë.
Pas këtyre pamjeve shumë kanë komentuar se agjentë të BKH apo Spak kanë arrestuar me dhunë z.Meta, por e vërteta është se BKH e SPAK sështë përfshirë fare në ekzekutim.
Vetë policia sqaroi se forca është përdorur nga blutë pas kundërshtisë të bërë nga ish Presidenti.
Reagimi Policisë
Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se: Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.