Është shuar në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan.
Ai jetonte në SHBA prej vitit 1999 dhe ka vdekur në Pensilvani.
Gulen njihej si kreu i lëvizjes “FETO” apo ndryshe “Gulen”, me shtrirje edhe në Shqipëri.
Ai ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy ranë në konflikt dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës, ndaj organizata e tij u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.