Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është paraqitur ditën e sotme në GjKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjyqtari Erjon Bani ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij dhe dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit.
Çyrbja akuzohet per tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror” dhe dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.
Ndërkohë publike janë bërë momentet nga arrestimi i ish deputetit, ku shihet me pranga në duar dhe me kokën ulur.

