Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për ish-presidentin Ilir Meta , Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Meta u la sërish në burg, teksa Kryemadhi, Çoku dhe Xhixho u lanë në ‘detyrim paraqitje’.
Në seancë ishin të tre prokurorët që firmosën arrestimin e tij, përkatësisht Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Para mediave Kryemadhi deklaroi se po përballet me një sistem të kastruar drejtësie.
“Po shkoj sot të paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar për të kuptuar fjalën ‘kastruar’, për t’iu treguar dhe për të kërkuar nga ata se kush e ka shpërndarë dosjen në media që hapur cenon procesin hetimor.
Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe me miliona euro, por për të kuptuar që është drejtësia e propagandës së Edi Ramës.
Megjithatë do i shohim dhe fytyrat si i kanë, nëse do t’i përballojnë dot ose jo. Shihemi më pas”-tha Kryemadhi.