Plarent Ndreca sot deputet, kur ka mbajtur postin e sekretarit të ministrisë së brendshme në kabinetin Sandër Lleshaj ka shkelur ligjin. Është ky konkluzioni i Prokurores Dorina Bejko e cila për Ndrecën dhe disa zyrtarë të tjerë ka ngritur akuzën e shkeljes së barazizë në tendera dhe ankande publike.
Ky hetim prej disa muaj u finalizua pas provave materiale të marra në ceularin e sekuestruar biznesmenit Gjon Radovani i cili më herët ka mbajtur edhe poston e ish zv.Minsitrit në qeverinë Rama 1.
SPAK u vu në lëvizje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve në tenderë. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.
Akuza sipas Kodit penal thotë:
Neni 258
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande
publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në
shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë
e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike,
për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet
me burgim gjer në tre vjet.
Reagimi zyrtar i SPAK
Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë.