Policia e Shtetit ka nisur një aksion kombëtar, ndaj shtetasve që me mjetet e tyre kryejnë shkelje rrugore dhe sfidojnë hapur ligjin dhe qytetarët.
Duke përdorur historikun e të dhënave nga gjobat, për parkimet mbi trotuar, vendkalime të këmbësorëve apo parkime dyshe në akset kryesore të vendit, veç masës administrative sqaruan burimet për weblajm.com, në mënyrë të përditshme Krimi Ekonomik do të filtrojë shoferët dhe pronarët e mjeteve luksoze për burimin e parave.
Nisma është mbështetur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili mësohet se ka kërkuar nga vartësit të mos ketë asnjë tolerim duke nisur menjëherë ndëshkimet dhe kontrollet intensive.
Pak ditë më parë një i ri në zonën e “Don Boskos” në gjëndje të droguar pasi u ndëshkua për parkim të gabuar, goditi efektivin e Policisë Rrugore dhe më pas u proçedua.