Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e ditës së sotme.
Pas sulmit, Muhaxheri publikoi një fotografi në Facebook, ku tregoi se është mirë me shëndet.

Nga Prokuroria e Pejës konfirmuan se dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe prokurori i çështjes u ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Avokati i Muhaxherit, tha përmes një postimi në Facebook se kryetari i Pejës beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare, duke shtuar se ai tashmë ka dhënë deklaratë në polici për këtë rast./REL