Vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, Flamur Rraja është shpallur në kërkim pas dhunës së ushtruar ndaj familjes Caca për shkaqe pronësie.
Flamur Rraja, bashkë me të birin Ariel Rraja, dhunoi dy net më parë Kujtim Cacën dhe familjen e tij.
Ariel Rraja ka qenë arrestuar një vit më parë, pasi u kap me rreth 50 gr kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor.
Nga ana tjetër, i ati ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja.