Durim Bami mësohet se është ndaluar sërish nga policia e Dubait në datën 21 tetor, dhe se po mbahet në izolim.
I njohur si një nga më të kërkuarit e drejtësisë, i forti i Niklës u ndalua më herët në qershor dhe u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht.
Nuk dihen me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë ndalimin e tij për herë të dytë, teksa Bami ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore.