SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana dhe koncertimin e këtij dënimi në 2 vite shërbim prove.
Gjana akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.
Hetimet për Gjanën nisën në maj 2023 bazuar në kallëzimin e shoqërisë “Ufo Cengu”, administratori i të cilës denoncoi procedurën e prokurimit blerje karburanti me fond limit 21 milionë lekë pa tvsh, të zhvilluar nga bashkia Kukës.
Ky hetim u ndoq nga prokurore Manjola Kajana.