Pas caktimit me konkurim të Kryepolicit Ilir Proda, janë 45 drejtues të cilët kanë garuar për tu bërë kryepolic në qarqe.
weblajm.com mëson ekskluzivisht se në limitet e afatit të ditës së martë kanë konkuruar 43 kandidatë.
Nga 12 drejtorët aktual sqaruan burime për weblajm.com 7 prej tyre nuk kanë shfaqur interes për të konkuruar.
Sipas ligjit të ri në fuqi për policin e shtetit, aplikantët konkurojnë e më pas do të emërohen në një nga 12 drejtoritë e policisë.
Ky proçes pritet të përfundojnë brenda 2 javëve të para të nëntorit.
Ndërsa qarqet kryesore të vendit po sipas burimeve pritet të kenë emra të rinjë në krye të bluve, duke larguar nga drejtimi “xhaketat e vjetra”.