Deputeti socialist, Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Në mars të këtij viti, në magazinën në pronësi të tij, ndodhi një shpërthim që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.
Viktimë mbetën Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç, të cilët kanë qenë në vinçin që ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.
51 vjeçari humbi jetën brenda në vinç, ndërsa djali i tij ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.