Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmijë 10 vjeç në Pajovë të Peqinit ditën e sotme.
Fëmija ndodhej në anë të rrugës, kur një automjet ka dalë nga rruga për të shmangur një tjetër mjet që i preu rrugën dhe e ka marrë para duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, por edhe ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.