Vendimi i Gjykatës parimisht është i zbatueshëm dhe askush smund dhe sduhet ta diskutojë, kur ai është i formës së prerë.
Aq më pak një vendim të gjykatës kushtetuese e cila është hirarkia më e lartë juridike.
Por në shqipëri kjo gjykatë me apo pa vetëdije është kthyer në prodhuese të vendimeve që ngjasojnë me letra pa vlerë.
Është politika ajo që sja zbaton vendimet, si në rastin e mandatir të ish ministres Xhaçka.
Ndërsa ekstadimi i pasdites së djeshme drejt Rusisë i shtetasit Igor Kokunavo, nxorri në pah të paimagjinueshmen.
Vetë gjykata kushtetuese ka prodhur një vendim i cili në kornizat e shtetit të së drejtës dhe orareve zyrtare ishte i pazbatueshën.
7 nga 8 gjyqtarë vendosë që Ekstradimi Rusit duhej pezulluar, kjo duhej bërë menjëherë. Këtë vendim ata e morën në 17.15 minuta, pra afro 45 minuta ose dhe një orë nga mbyllja e zyrave të administratës e cila varion nga ora 16 deri në 16.30.
weblajm.com ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e dorëzimit tek interpol me qëllim ekstradimi të shtetasit Rus.
Sipas dokukentit ai është dorëzuar në ora 16.45 minuta, pra 30 minuta përpara se Gjykata të dilte me vendim.
Praktika e Dorëzimit tek Interpol ora 16.45 minuta
Dorëzimi konsiderohet hallka e fundit e praktikës, por pikërisht këtu lindin dhe pikëpyetjet ??? si do zbatohej ky vendim dhe përse u mor kur praktika ishte e përfunduar!
weblajm.com është interesuar pranë ministrisë së drejtësisë dhe rezulton se firma e Ulsi Manjës mbi këtë praktikë është hedhur më dt.14 tetor 2025.
Plot 16 ditë nga vendimarrja e gjykatës kushtetuese. Nëse vërtet kushtetuesja ka qenë e bindur për moskestradim pse se shpalli vendimin para mbylljes së orarit zyrtar apo sëpaku 24 orë përpara.
Kjo vendimarrje e cila mban firmat e 7 gjyqtarëve kushtetues, pas faktit kur Rusi ishte dorëzuar Interpol e kthen vetë vendimin në letër pa vlerë. Me apo pa vetëdijen e gjyqtarëve, askush më mirë se ata se din përgjigjen dhe motivet e kësaj situate❗️