Shtatë pedagogë të Fakultetit ‘Shkencat e Edukimi’, të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan janë arrestuar pasi akuzohen për korrupsion pasiv.
Mësohet se studentët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët, emrat e të cilëve janë:
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Këto 7 pedagogë, ditën e djeshme u shoqëruan në ambientet e policisë, teksa tanimë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.
Prokuroria ka konfirmuar se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe se në pyetje do të merren edhe studentë.