Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është thirrur ditën e sotme në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse Beci u paraqit atje, teksa qëndroi rreth 25 minuta.
Ndërsa po futej në ambientet e SPAK, Benet Beci u pyet nga gazetarët se për çfarë është thirrur, teksa u përgjigj “Ja ta shikojmë”.
Benet Beci u zgjodh në zgjedhjet e kaluara kryetar Bashkie në Shkodër. Në zgjedhjet parlamentare të 2021 ai u zgjodh deputet.
Ai doli i buzëqeshur nga dyert e SPAK, por nuk pranoi të flasë, teksa theksoi se “do flas në momentin e duhur”.
Beci u pyet nga gazetarët nëse ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, por ai e mohoi një vendim të tillë.
WebLajm.com mëson se aktualisht Spak po heton për shkelje ligji dhe abuzim me aprate publike tek KESH, inatitucion drejtuar edhe nga Beci para se të bëhej kryebashkiak.
Po ashtu ka e një tjetër dosje që lidhet me përplasjet dhe interesat ekonomike dhe politike në Shkodër, për të cilat z.Beci ka dijeni.