Deputeti i PD, Luan Baçi është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje pas një kallëzimi për fshehje pasurie.
Ai tha se u pyet për një çështje që ishte mbyllur më parë, por ishte kallëzuar sërish.
“Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnë lloj problem. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë I qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si çështje.
I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejftin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita”-tha ai pasi doli nga ambientet e SPAK.
Në shkurt 2024 ndaj Luan Baçit u bë një kallëzim në SPAK për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash nga një shtetas.