Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zbardhur takimin një javor të delegacionit të Prokurorisë së Posaçme në Brazil. Kjo vizitë pune në kuadër edhe të hetimeve të grupeve shqiptare me aktivitet në Brazil, u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Byroja Kundër Narkotikëve. Pjesë e këtij takimi ishin Altin Dumani, Arben Kraja, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elida Kaçkini dhe anëtari BKH-së Jon Keta.
Delegacioni u informua nga Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Brazilit për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët dhe Armatimet, Drejtori për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, Drejtori për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori për Hetimin Financiar, dhe Prokurori i Përgjithshëm që lufton grupin kriminal Primeiro Comando do Capital (PCC) që kontrollon shumicën e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Brazil. Delegacioni gjithashtu u takua me agjentë dhe analistë të agjencive të tjera amerikane të fushës së zbatimit të ligjit në Brazil, përfshirë FBI-në (Byronë Federale të Hetimit), DEA-n (Administratën për Narkotikët), dhe HSI-n (Agjencia e Sigurisë Kombëtare).Zyrtarët brazilianë mirëpritën ngrohtësisht Drejtuesin e SPAK Dumani dhe kolegët e tij, duke e vlerësuar arritjet e SPAK-ut dhe duke theksuar rolin e rëndësishëm që SPAK mund të luajë në nivel ndërkombëtar në uljen e ndikimit të rrezikshëm të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Brazil dhe në rajon. Autoritetet e SPAK dhe ato braziliane ranë dakord të ndihmojnë njëri-tjetrin në ndarjen e informacioneve dhe gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, duke vendosur kanale jetike komunikimi ndërmjet zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve dhe duke rritur aftësinë e SPAK për të luftuar efektivisht grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Brazil dhe vendet fqinje.Drejtuesi i SPAK Dumani gjithashtu theksoi mbështetjen e çmuar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga OPDAT, lehtësimi i të cilit i mundësoi ekipit të SPAK të krijonte këto lidhje të rëndësishme.
🇦🇱 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Z. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA. Z. Dumani iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut.
👉 Deklarata e plotë: https://al.usembassy.gov/sq/angazhimi-i-spak-me-partneret/
🇺🇸 SPAK Chief Special Prosecutor Altin Dumani led a delegation that traveled to Brasilia and São Paulo, Brazil to strengthen collaboration with key law enforcement partners to dismantle international organized crime networks. Mr. Dumani and his colleagues exchanged information and engaged with the highest-level Brazilian police officials and prosecutors about the immense power and role Albanian organized crime groups have in transporting massive amounts of cocaine from South America to Europe. The U.S. Department of Justice’s Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training (OPDAT) facilitated the visit, which was funded by the U.S. State Department’s Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL). Mr. Dumani was joined by four other SPAK prosecutors, SPAK’s legal advisor, an NBI investigator, and the SPAK-embedded U.S. Resident Legal Advisor and FBI agent.
👉 Full statement: https://al.usembassy.gov/spak-engagement-with-brazilian-counterparts/